Portieri i Përfaqësueses U19 të Kosovës dhe i treti në radhët e FC Prishtinës, Adi Hyla, konsiderohet ndër talenët më të mirë të Kosovës.
I riu nga Peja e ka filluar karrierën në Besë të Pejës, duke u transferuar më pas në Prishtinë.
Gjatësia, fiziku prej një atleti, reflekset e tij si dhe pozicionimi ideal në portë e bëjnë Adin portier tejet të veçantë.
Paraqitjet e tij të mira në sezonet e kaluara e kanë vënë portierin e ri në qendër të vëmendjes, duke rënë kështu në sytë e shumë agjentëve.
Ndërsa, së fundi ai ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me agjencinë e licencuar për ndërmjetësim “Spark Soccer Agency”.
Sipas agjentit të kësaj kompanie, Lulzim Murtezaj, disa klube te mirënjohura të Kosovës kanë shprehur interesim për shërbimet e Hylës. /Telegrafi/