Amelia Parker kalon ditën duke provuar mostra të përbërësve dhe forma të picave, si dhe bën prova për sasisë së brumit.
Gruaja 31-vjeçare nga Chively i Londrës, që nga viti 2011, punon si degustatore dhe këshilluese për pica, transmeton Telegrafi.
Shërbimet e saj kërkohen aq shumë, sa që ajo për çdo ditë është duke shijuar pica, e për këtë paguhet mirë.
Madje, Parker ka thënë se ha aq shumë pica, sa që e ka marrë malli të ha një mëngjes apo drekë të zakonshme. /Telegrafi/