Telegrafi

Adhuruesit e natyrës në Kosovë, ushqejnë zogjtë e malit (Foto)

Anëtarët e “Exploring”, në kuadër të angazhimit të tyre për mbrojtjen e natyrës dhe promovimin e hapësirave turistike në Kosovë, ka organizuar një aktivitet përmes së cilit do të shpërndahet ushqim për shpezët.

Ata, në faqen zyrtare në Facebook, duke treguar se për shkak se ditëve të fundit kemi pasur reshje të mëdha të borës, kanë menduar që të bëjnë shpërndarjen e grurit për zogjtë e malit.

“Si çdo vit, edhe këtë vit ‘Exploring’ do të bëjë shpërndarjen e grurit në pjesë të ndryshme të Kosovës jugore. Ju këshillojmë që secili prej jush ku do që ndodheni të bëjë një gjë të tillë. Natyra na përket të gjithëve, prandaj është obligim i gjithsecilit ta mbroj dhe ta ndihmoj atë”, kanë sqaruar organizatorët e kësaj nisme.

Ndryshe, aktiviteti është titulluar “Që ta dëgjojmë cicërimën në pranverë”. /Telegrafi/