Një grup miqsh nga Meksika vendosën që bastin e tyre lidhur me klubin e shpirtit, ta çojnë në një nivel tjetër.
Ata kishin vënë bast se America-Cruz Azul do të arrijë të futet në Ligën MX, që konsiderohet si liga më elitare e futbollit meksikan, transmeton Telegrafi.
E në vend se të vënin para në këtë bast apo laptopë e kufje, Marco Coreno dhe Erick Munoz u pajtuan që humbësi do të “defilojë” rrugëve të qytetit meksikan, i lidhur me zinxhir në fyt sikur të ishte qen.
Madje tërë ky “poshtërim” do të duhej të filmohej dhe të postohej në rrjetet sociale. Kur njëri prej tyre humbi bastin, u detyrua t’i nënshtrohej “procedurës”.
Pra iu vendos zinxhiri në fyt dhe filloi të ecë sikur të ishte qen, dhe kalimtarë të shumtë të rastit e shikonin të habitur derisa parakalonte nëpër rrugët e qytetit meksikan. /Telegrafi/