Site icon Telegrafi

Adhuruesit e futbollit luten për shpëtim në varrezat lokale

Ata e bëjnë këtë në varret ish liderëve të shtetit, presidentit Juan Domingo Peron e Raul Alfonsin, si dhe në varrin e presidentit të parë të klubit Saturnin Perdriel.

Adhuruesit lënë lule dhe dhurata tjera pranë varreve të burrështetasve të dikurshëm, edhe pse asnjëri prej atyre dyve nuk ka qenë adhurues i flaktë i klubit të tyre, shkruan gazeta më eminente argjentinase ”Clarin”.

“Disa adhurues me të vërtetë e bëjnë këtë gjë, por vet klubi nuk ka lidhje me këtë muhabet. Për më tepër, këtë gjë e vlerësojmë paksa morbide”, ka deklaruar zëdhënësi i klubit Jose Luis Arrien.

Ekipi nga La Plate aktualisht mban vendin e nëntë në tabelën prej 20 klubeve. Mirëpo, çdo vit nga liga e parë bien tri ekipe me mesataret më të dobëta nga sezoni paraprak.

Exit mobile version