Marco Zorzin nga Britania e Madhe e ka marrë emrin e mesëm Superman sipas heroit të tij nga filmat, ndërsa ka një koleksion të gjerë me gjëra që lidhen me të.
Burri 30-vjeçar, po përpiqet të hyjë në Librin e Rekordeve të Ginisit, për gjërat që ka mbledhur, si dhe disa veprime që konsideron se është i vetmi që i ka bërë, transmeton Telegrafi.
Pos emrin të tij, vajzën e madhe e ka quajtur Lana, sipas Lana Lang që ishte një e re të cilën e donte Supermeni, si dhe tjetrën Lara, emri i nënës biologjike të heroit që vjen nga planeti Kriptonit.
“Gruaja ime nervozohet me të gjitha këto figura që e kanë zënë dhomën, si dhe disa pjesë të shtëpisë, por edhe më tutje vazhdon të më blejë gjëra” ka thënë Zorzin lidhur me rastin.
Madje, të gjitha dhuratat që ia bëjnë familjarët dhe miqtë, janë në po të njëjtën temë, kurse në mesin e tyre ka edhe shumë të rralla që nuk gjenden askund. /Telegrafi/