Site icon Telegrafi

Adhuruesi i sporteve ekstreme fluturon me raketën me krahë

Kjo është njëra prej shumë eksperimenteve që janë vepër e ish-pilotit të aeroplanëve luftarakë, Yves Rossy. Ai shpreson se një ditë do ta fluturojë mbi Grand Canyonin me raketën e tij të vendosur në shpinë.

Sipas Fox News, Rossy u hodh nga balona Breitling Orbiter nga lartësia 2.400 metra në afërsi të liqenit Geneva. Pas hedhjes, ndezi raketën e pajisur me veshjen speciale, fluturoi, bëri disa manovrime dhe rrotullime para se ta hapte parashutën dhe të aterronte i sigurt në tokë.

Ky adhurues i sporteve ekstreme fluturoi edhe Kanalin e La Manshit vitin e kaluar dhe u përpoq ta kalojë edhe Gjibraltarin me raketë në shpinë. Përpjekja e tij dështoi për shkak të turbulencave të forta, kështu që Rossy përfundoi në det.

Ai shpreson se do t’ia arrijë qëllimit që të fluturojë Grand Canyonin në Arizona, por për këtë përpjekje atij i duhet ta presë lejen e SHBA-ve. /Telegrafi/

Exit mobile version