Telegrafi

Adhuruesi i Lojërave Olimpike praktikon kërcimin e lartë

42-vjeçari i çmendur pas atletikës, Cornel Hobai, ka kërcyer nga ballkoni kur gruaja e tij ‘e ka nxjerrë prizën’ pasi që me orë të tëra ia kishte ngulur sytë televizionit nga Pekini.

Por ai ka befasuar për së miri mjekët pasi që ka shpëtuar vetëm me një nyjë të dëmtuar të këmbës – përkundër se kishte rënë nga rreth 6 metra lartësi.

Doktori Tudor Ciuhodaru nga spitali lokal ka thënë: "Duket se ka dashur të bënte atë që nuk ka mundur ta shihte në televizion".