Site icon Telegrafi

Adhurues të maceve, na vjen keq: Shkencëtarët e kanë dëshmuar se qentë janë më të mençur!

Shkenca më në fund ka përgjigje për dilemën e vjetër se kush janë më të mençur: qentë apo macet.

Përgjigja me siguri se nuk është e kënaqshme për personat që i preferojnë macet, por shkencëtarët kanë ‘vendosur’ se qentë janë më të mençur, transmeton Telegrafi.

Ekipi i shkencëtarëve ndërkombëtarë ka zbuluar se qentë posedojnë më shumë neurone, apo qeliza të cilat i bartin informacionet.

Kjo do të thotë se qentë janë më të mirë në procedimin e informacioneve.

Studimi i cili është pranuar për publikim në revistën ‘Frontiers’ është kryer nga hulumtues të SHBA-së, Brazilit, Danimarkës dhe Afrikës Jugore.

CNN shkruan se deri së fundmi shkencëtarët kanë qenë të kufizuar vetëm në krahasimin e madhësisë së trurit si mënyrë për ta krahasuar inteligjencën mes specieve të ndryshme.

Por, tani me metodën e lirë dhe të shpejtë të numërimit të qelizave në tru, është më e lehtë krahasimi i inteligjencës mes dy specieve.

Për fund, shkencëtarët tregojnë se macet kanë përafërsisht 250 milionë neurone, ndërsa qentë 429 milionë. Por edhe numri i neuroneve te qentë dallon varësisht nga raca, p.sh., raca e qenve ‘Golden Retriever’ ka përafërsisht 627 milionë neurone. /Telegrafi/

Exit mobile version