Telegrafi

Aderon në AAK, ish-anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se partisë së tij i është bashkuar Sami Ahmetaj.

Haradinaj ka thënë se Ahmetaj ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Telegrafi.

“Jam i lumtur të mirëpres në Aleancë, z.Sami Ahmetaj, ish-kryetar i pikës në Dardani të Pejës dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së. Duke cituar fjalët e tij, Samiu pas 13 viteve besim në demagogji mashtruese, sot kaloi nga populizmi në politikë serioze e kombëtare”, ka thënë ai në një postim në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se “me një Aleancë të fortë në Parlament dhe me mua si President i vendit, ne do të jemi kundërpeshë dhe të sigurojmë stabilitet dhe forcë për ta çuar Kosovën përpara së bashku”.

“Ashtu si Samiu, gjithnjë e më shumë qytetarë po na mbështesin, duke kuptuar se vendi ynë është në udhëkryq dhe Kosova ka nevojë për vepra të mëdha dhe jo vetëm fjalë të mëdha”. /Telegrafi/