Telegrafi

Adenozina mund ta shkrijë dhjamin rreth belit

"Jo të gjitha yndyrat janë të barabarta," thotë prof. Alexander Pfeifer nga Instituti për Farmakologji dhe Toksikologji nga Spitali Universitar Bonn. Njerëzit kanë dy lloje të ndryshme të yndyrave: qelizat e padëshirueshme të dhjamit së bardhë të cilat e formojnë dhjamin e mërzitshëm rreth belit, për shembull, si dhe qelizat e yndyrës ngjyrë kafe, të cilat veprojnë si një
ngrohës i dëshirueshëm për ta konvertuar energjinë e tepërt në nxehtësi. "Në qoftë se jemi në gjendje t’i aktivizojmë qelizat e yndyrës ngjyrë kafe ose t’i konvertojmë qelizat e yndyrës së bardhë në ato ngjyrë kafe, mund të jetë e mundur që thjesht ta shkrijmë yndyrën e tepërt " raporton farmakologu.

Grupi i prof. Pfeifer së bashku me një ekip ndërkombëtar nga Suedia, Danimarka, Finlanda, si dhe nga Helmholtz-Center Drezden-Rossendorf dhe Universiteti i Dus-seldorfit tani e kanë zbuluar një molekulë të re sinjalizuese të aftë për t’i aktivizuar qelizat e yndyrës ngjyrë kafe: adenozinën. Adenozina lëshohet në mënyrë tipike gjatë stresit. Për transmetimin e sinjalit të adenozinës i rëndësishëm është receptori i adenozinës A2A.

Adenozina e aktivizon indin dhjamor të kafenjtë
"Nëse adenozina lidhet për këtë receptor në qelizat e dhjamit ngjyrë kafe, djegia e dhjamit stimulohet në mënyrë të konsiderueshme," raporton dr. Thorsten Gnad nga ekipi i prof. Pfeifer.
Rezultatet treguan se minjtë e gjirizit dhe brejtësit tjerë të mëdhenj reagojnë ndryshe nga njerëzit në këtë drejtim. "Yndyra ngjyrë kafe në minj nga ana tjetër sillet ashtu si në njerëz," përmbledh prof. Pfeifer

"Kafezimi" i yndyrës së bardhë përmes adenozinës
Ekipi hulumtoi gjithashtu mundësinë që adenozina t’i transformojë qelizat e dhjamit të bardhë në qeliza të dhjamit ngjyrë kafe – një proces ky i quajtur "kafezim". Qelizat yndyrës së bardhë normalisht nuk mund të detyrohen që ta djegin dhjamin e tepërt nga adenozina, sepse ato thjesht nuk kanë receptor A2A. Për këtë arsye, ekipi i shkencëtarëve e transferoi gjenin e receptorit A2A nga qelizat e yndyrës ngjyrë kafe në qeliza të yndyrës së bardhë në minj. Si pasojë, qelizat e yndyrës së bardhë gjithashtu kanë receptorë A2A dhe fillojnë kafezimin dhe djegien e energjisë.

Aplikimi klinik është ende larg
Si rezultat, ishte e mundur për studiuesit nga Universiteti i Bonnit që ta kuptojnë rëndësinë e adenozinës për qelizat ngjyrë kafe në minj dhe njerëz për herë të parë. "Përmes administrimit të substancave të ngjashme me adenozinën, minjtë në fakt humbën peshë," raporton prof. Pfeifer;
Megjithatë, shumë pikëpyetje në këtë drejtim ende duhet të hulumtohen. Për këtë arsye, aplikimi klinik është ende larg. /Telegrafi/