Ademola Lookman ka arritur të godet kameramanin nga një distancë 20 metra, derisa po tentonte të shënonte në golin e Freiburgutt.
Bundesliga u rikthye sot (16 maj), pasi ishte ndërpresë nga mesi i muajit mars shkaku i coronavirusit që shpërtheu në Evropë.
Por, sot disa skuadra zhvilluan ndeshjet e tyre, derisa Rasenball Sport Leipzig barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Freiuburgut në javën e 26-të.
Lookman për disa minuta rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve në stadium me goditjen që bëri, mirëpo topi përfundoi në kokën e kameramanit që po e transmetonte ndeshjen në TV.
Ndihma mjekësore intervenoi shpejtë që të ndihmoi kameramanin që iu deshën pesë minuta që të këndellej.
Ai më pas iu kthye punës së tij, derisa anëtari i RB Leipzig i kërkoi falje për atë goditje të paqëllimshme. /Telegrafi/