Site icon Telegrafi

Ademola Lookman i Fulhamit dështon keq në penallti, portieri ia kap ‘panenkan’ në minutën e tetë shtesë

Ademola Lookman mori guximin ta gjuaj penalltinë në minutën e 98-të të ndeshjes duke kërkuar të fitonte një pikë për Fulhamin në udhëtim te West Hami, por ‘panenka’ e tij dështoi keq duke përfunduar në duart e portierit Lukasz Fabianski.

West Ham mori një fitore të madhe 1-0 në London Stadium ndaj Fulhamit në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier.

Goli i vetëm për Çekanët erdhi në minutën e parë shtesë apo më saktë 91-të përmes Thomas Soucek.

Megjithatë, ndeshja mund të mbyllej me barazim dhe Fulhami të merrte një pikë shumë të vlefshme.

Por, Lookman ishte figura tragjike e Fulhamit, pasi nuk funksionoi mirë goditja e tij e penalltisë.

Lookman mori përgjegjësinë për një penallti të minutës së 98-të, por goditja e tij me ‘panenka’ dështoi keq, pasi portieri Fabianski e priti me lehtësi atë.

Kjo penallti e humbur nga Fulham zemëroi edhe trajnerin Scott Parker, ndërsa edhe lojtari vetëm sillte kokën pas dështimit të tij.

Tifozët kanë reaguar ndaj këtij dështimi dhe ata nuk mund ta kuptojnë pse anësori sulmues vendosi për një goditje me ‘panenka’ kur është i pa përvojë. /Telegrafi/

https://twitter.com/ESPNUK/status/1325196581436448771

 

 

Exit mobile version