E kjo po e shqetëson trajnerin e llapjanëve, Fadil Ademin. “Planifikonim t’i fillonim përgatitjet më 13 janar, për të stërvit rreth 50 ditë.
Por, kryesia e klubit ende nuk na ka dhënë dritën jeshile. Nuk e di pse. Por besoj se brenda kësaj jave do të fillojmë. Kështu, tani do t’i kemi vetëm rreth 30 ditë në dispozicion, të cilat duhet t’i shfrytëzojmë maksimalisht”, theksoi Ademi, i cili frikësohet se ky pushim i stërzgjatur mund t’i kushtoj shtrenjtë Hysit.
“Duhet përshëndetur lojtarët, të cilët po ushtrojnë individualisht. Andaj, përgatitjet që do t’i nisim brenda këtyre ditëve duhet t’i shfrytëzojmë maksimalisht për ta përgatit skuadrën për të vazhduar me paraqitje të mira sikurse gjatë sezonit vjeshtor. Nëse klubi ia qet vetës objektiv titullin, ne jemi të gatshëm ta ndjekim atë, por fillimisht duhet të përforcohemi”, theksoi Ademi. /Arena/Telegrafi/