Ulpiana ka pësuar një tjetër disfatë në BKT Superligën e Kosovës, humbje që ia pakëson gjasat për mbetjen në elitë.
Lipjanasit u mposhtën në udhëtim te Drenica me rezultat 3-1, në një ndeshje ku dominuan vendasit nga fillimi deri në fund.
Pas ndeshjes, trajneri i Ulpianës, Fadil Ademi ka thënë se Drenica e mori me meritë fitoren duke i uruar për këtë triumf.
“Drenica e fitoi ndeshjen me meritë. Ishin më të motivuar, më agresivë se sa ne. Djemtë tanë e dhanë atë që mundën ta japin”.
“E uroj Drenicën, ndërsa ne do t’i përfundojmë ndeshjet”, deklaroi Ademi pas ndeshjes.
“Normalisht që më vjen keq për skuadrën. Pjesën pranverore e kemi pasur me formë të keqe, një fitore, tri barazime e nëntë humbje. Më vjen keq por duhet të vazhdojmë”, theksoi Ademi pas ndeshjes.