Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit RAE, Danush Ademi, ka deklaruar se ka përkrahur mocionin për rrëzimin e Qeverisë, për shkak se kjo e fundit nuk është treguar e barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetet.
Ai vuri theksin të një rasti të një familje të komunitetit RAE në Fushë Kosovë, të cilën nuk e kishte ndihmuar Qeveria. Vajza e kësaj familje ishte kafshuar nga qentë.
“Kjo Qeveri duhet të jetë e barabartë për të gjithë qytetarët dhe të mos bëjë ndasi për komunitetet”, u shpreh ai.