Site icon Telegrafi

Ademi: Të ngritet niveli i higjienës në të gjitha institucionet arsimore

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, sot ju bëri thirrje institucioneve arsimore të që rrisin nivelin e higjienës nëpër të gjitha objektet.

Ademi tha se qeveria po i ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm në drejtim të sigurimit të shëndetit publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë ditës së djeshme me kolegët në kuadër të MASH, kemi punuar deri vonë dhe deri tek të gjitha institucionet arsimore është dorëzuar shkresë me orientime konkrete, me udhëzime konkrete varësisht prej rrethanave momentale”, tha Ademi.

Ai shtoi se ka kërkuar informacione për të gjithë nxënësit dhe studentët, nëse ka pasur prej tyre që kanë udhëtuar në rajonet e infektuara.

“Po ashtu është rekomanduar që mos të vizitohen vendet e prekura e veçanërisht Italia e cila është destinacion i preferuar edhe për organizimin e ekskursioneve dhe të njëjtat të prolongohen për një afat të pacaktuar”, tha Ademi./Telegrafi/

Exit mobile version