Telegrafi

”Ademi do të jetë ministri i parë shqiptar i Punëvë të Jashtme në Maqedoni nëse në pushtet vjen LSDM-ja”

Kohëve të fundit pati zëra rreth moskandidimit të Edmond Ademit për deputet në listat e LSDM-së. Por, ai ka marrë garanca nga Zoran Zaev se do të jetë ministri i parë shqiptar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, kështu merr vesh Telegrafi Maqedoni nga burime në partinë më të madhe opozitare në Maqedoni, LSDM.

Në opinion u shpërndanë informacione rreth pakënaqësisë eventuale të Edmond Ademit se pse nuk ishte në listat e LSDM-së por burimi i Telegrafit në Maqedoni e vërteton se kjo ka qenë vetëm marrëveshje e tij me kryetarin e partisë, Zoran Zaev.

”Ademi do të jetë ministri i parë i shqiptar në Ministrinë për Punë të Jashtme dhe kjo veçse është dakorduar në mes kryetarit Zaev dhe Ademit, si një ndër funksionarët e parë shqiptarë në këtë parti.” thotë mes tjerash burimi brenda LSDM-së./Telegrafi/

Lexo po ashtu Këto janë listat e LSDM-së, shikoni shqiptarët (Foto)