Site icon Telegrafi

Ademi: Do ta obligojmë Qeverinë që gjatë gjithë procesit të respektojë gjuhën maqedonase

Deputeti Arbër Ademi tha se duhet përshëndetur fakti sepse me këtë propozim negociatat do të fillojnë menjëherë përmes mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare dhe më e rëndësishmja përmes fillimit të procesit të skriningut.

“Me konkluzionet e sotme do ta obligojmë Qeverinë që gjatë gjithë procesit të negociatave në mënyrë të pakushtëzuar t’i respektojë veçorit e gjuhës, identitetit, veçoritë historike, kulturore të popullit maqedonas si elemente për të cilat nuk negociohet me Bashkimin Evropian, në përputhje me rezolutën e miratuar një vit më parë po nga ky Kuvend”, tha Ademi.

Exit mobile version