Qeveria obligohet që të përpilojë një strategji kombëtare për bashkëpunim me diasporën, me qëllim që të parandalohet keqpërdorimi i saj në proceset zgjedhore, deklaroi sot ministri pa resor për diasporën, Edmond Ademi, duke prezantuar punën e tij në 100 ditët e para që qeverisë.
Ai shtoi se ka realizuar takime me disa ambasadorë në Maqedoni, të cilëve ju ka përcjellur çështjen e qasjes tek diaspora. Ademi ka realizuar takime me përfaqësues të organizatave, Diaspora e Bashkuar Maqedonase, Forumi për Maqedoni Demokratike, Lidhja e Diasporës Shqiptare në Zvicër dhe organizatave tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ademi informoi se është takuar edhe me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim “Vilija”, L. Sving, me të cilin ka shikuar mundësinë për thellim të bashkëpunimit lidhur me çështjen e diasporës.
Ademi informoi se Maqedonia në vitin 2018 do të jetë organizatore e samitit të ministrave të diasporës./Telegrafi/