Site icon Telegrafi

Ademi: Si mund t’u themi fëmijëve të klasës së parë të mbajnë largësi trupore?

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në televizionin Telma po e arsyeton vendimin në të cilin viti shkollor deri në fund do të jetë online, përkatësisht nxënësit nuk do të kthehen në bankat shkollore.

“Vendimi që nxënësit të mos kthehen në shkollë deri në fund të vitit shkollor është sipas rekomandimeve të Ministrisë së Arsimit”, tha ministri Ademi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se janë marrë parasysh të gjitha rrethanat dhe është marrë një vendim i tillë.

“Rreziku nga Covid-19 zvogëlohet, por ekziston. S’duam t’i rrezikojmë fëmijët tanë. Shëndeti i nxënësve është mbi të gjitha. Si mund t’u themi nxënësve të klasës së parë të mbajnë largësi trupore? S’janë parë disa muaj dhe mendoni se nuk do të puthen kur do të shihen mes veti”, thotë mes tjerash ministri Ademi./Telegrafi/

Exit mobile version