Katër raste të reja me coronavirus janë paraqitur sonte në Ferizaj.
Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bekim Ademi thotë për RTV Dukagjinin se rastet e reja janë persona kontakti të një personi që ka rezultuar pozitivë para dy ditësh.
“Pos këtyre katër rasteve, edhe nëntë kontaktet e mbrëmshme janë raste kontakti të personit në fjalë”, ka thënë Ademi përcjell Telegrafi.
Ademi thotë se në Ferizaj tashmë janë 18 raste aktive dhe asnjëri nga ta nuk është i shtruar në Klinikën Infektive dhe kanë gjendje të mirë shëndetësore.
“Një pjesë e tyre kanë dalë negativ në ritestimin e parë dhe po presim të konfirmohen të shëruar me ritestimin e dytë”.
Në Ferizaj numri i përgjithshëm i të prekurve me coronavirus ka shkuar në 114./Telegrafi/