Site icon Telegrafi

Ademi: Qytetarët nuk kanë votuar një Kryeministër që i “qorton” aleatët, VLEN nuk ka guxim të kundërshtojë Mickoskin

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili duke komentuar vërejtjet e euroambasadorit David Geer dhe ambasadores amerikane Angela Aggeler për idenë e zhbërjes së Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve, tha se “është bërë praktikë që ambasadorët të përzihen në punët e brendshme të shtetit.

Lexo po ashtu Mickoski për deklaratat e Aggelerit dhe Geerit: Është bërë praktikë që ambasadorët të përzihen në punët e shtetit, le të ofrojnë zgjidhje

Ademi thotë se VLEN nuk ka guxim të kundërshtojë dekalratat e Mickoskit, që sipas tij po “qorton” aleatët tanë.

“Asnjë fjalë s’po u shpëton nga goja! Të dehur duke i shijuar ato pak poste si jolegjitim në Qeveri, nuk guxojnë ta thonë as edhe një fjalë lidhur me “shuplakat” që mori kjo Qeveri që në javët e para nga përfaqësuesit diplomatik më të rëndësishëm në vend, respektivisht ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Angela Aggeler dhe David Geer të cilët dolën kundër shpërbërjes së Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve.

Kryetarët e VLEN-it, koalicionit humbës, koalicionit nënshtrues ndaj Mickovskit, që vajtonin ditë e natë, sipas tyre për sistemin e kapur të drejtësisë, sot kur Shefi i tyre (Mickovski) i “qorton” edhe aletatët tanë, të cilët dhanë vërejtjet e para ndaj këtij ekzekutivi për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, nuk guxojnë ta thonë edhe një fjalë se a qëndrojnë edhe ata në një vijë me Shefin e tyre. E që sigurisht se qëndrojnë. “600.000 qytetarë kanë votuar për këtë koalicion” tha Micksovski! Le ta demanton dikush nga krerët e VLEN-it, nëse kanë guxim, e që është e dëshmuar më që nuk kanë, se qytetarët nuk kanë votuar një Kryeministër që i “qorton” aletatët tanë më të rëndësishëm në integrimin tonë europian. Por, jo! Nuk kanë guxim dhe janë duke i vetëshijuar ato pak poste xhentëlmene në ekzekutiv”, shkruan Ademi.

 

Exit mobile version