Telegrafi

Ademi: Procesi zgjedhor u zhvillua në atmosferë demokratike

Zëdhënësi i Shtabit Qendror të BDI-së, Arbër Ademi në konferencë për shtyp tha se procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrë demokratike.

Ademi falënderoi aktivistët e partisë së BDI-së dhe instucionet kompetente, për të cilat siç tha kanë organizuar zgjedhje të besueshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ademi tha se në paraqitjet e ardhshme do të prezantojnë rezultatet për kandidatët e BDI-së, të cilët sipas tij, dëshmuan fitoren e tyre që në rrethin e parë./Telegrafi/