Site icon Telegrafi

Ademi priti rekordmenin e Guinnes, Agim Agushi

(Foto: ffk-kosova.com)

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka pritur në takim zhonglerin e njohur kosovar, njëherësh rekordmenin e Guinness, Agim Agushi, ndërsa i pranishëm ishte edhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.

Në njoftim thuhet se Agushi shprehu mirënjohje për punën e mirë që po bëhet në FFK në krye me Ademin dhe theksoi se ndjehet krenar me Përfaqësuesen e Kosovës, sukseset e të cilës i quajti histori.

Krenarinë për rekordet e sportistit kosovar e shprehu edhe presidenti Ademi, duke thënë se sportistët si ai janë motiv për gjeneratat e reja.

(Foto: ffk-kosova.com)
Lexo po ashtu Në Mitrovicë thyhet rekordi botëror në zhonglim me top, në ecje prapa

Ai po ashtu e inkurajoi Agushin për të vazhduar me aktivitetin e tij derisa i ofroi edhe përkrahje.

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)
Exit mobile version