Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot tha se Komuna e Manastirit nuk është e vetmja e cila po përballet me probleme dhe me borxhe në sferën e arsimit, por ka edhe komuna të tjera.
Ai njoftoi se është formuar edhe grup punues në kuadër të Qeverisë, në të cilin bën pjesë edhe ai, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në këtë moment më me rëndësi është të potencohet se jemi në komunikim të rregullt me BNJVL-në dhe me kryetarët e komunave ku ka borxhe në pjesën e arsimit, ndërkaq nuk janë më. Ne do t’i ndërmarrim të gjitha obligimet të cilat na takojnë si minsitri e resorit”, tha Ademi duke u prëgjigjur në pyetjen e gazetarëve për shkollat e Manastirit të cilat janë pa rrymë.
Ministri Ademi informoi se para një muaji ka pasur takim pune me kryetaren e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska dhe se së bashku kanë inicuar takim në suaza të BNJVL-së.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për librat shkollorë, shtypshkronjat dhe edituesit, si dhe për aktivitetet përgatitore të cilat i kanë ndërmarrë në prag të vitit të ri shkollor, Ademi paralajmëroi se së shpejti do të mbajë konferencë tematike për shtyp./Telegrafi/