Site icon Telegrafi

Ademi paralajmëron ndryshime në grupmoshat e Përfaqësueses: Trajnerët matën nga rezultate, në fund të vitit i skadojnë kontratat

Nga muaji janar i vitit 2021 mund të ketë ndryshime në grupmoshat e Përfaqësueses së Kosovës.

Së paku kështu ka konfirmuar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një intervistë për Telegrafin.

Numri një i FFK-së ka deklaruar se trajnerët maten me rezultate dhe pritet ndryshime në ekipet zinxhirë të Përfaqësueses.

Kosova U-21

“Sigurisht në reprezentacione trajneri matet me rezultate. Deri më tani kemi qenë në fazën organizative dhe tani është faza rezultative. Sigurisht që do të ketë reforma edhe në federatë, pasi po ndërrojmë format organizativ pasi do të jetë digjitalizim dhe gjithçka”.

“Nuk është punë qëllimesh por punë riorganizimesh. Do të ketë sistematizime të vendeve të punës, po ashtu edhe në vendet e trajnerëve dhe komisioneve”, deklaroi Ademi për Telegrafin.

Ai ka thënë se prioritet për të marrë këto poste kanë trajnerët vendorë, por nuk përjashtohet mundësia të jetë edhe ndonjë i huaj.

“Presim që do të ketë risi edhe sa i përket trajnerëve në grupmosha”.

“Ne sigurisht që do të mundohemi të bëjmë më të mirën me trajnerët vendas, por mund të ketë edhe nga jashtë te disa kategori ku e shohim që ka nevojë”, deklaroi Agim Ademi. /Telegrafi/

Exit mobile version