Telegrafi

Ademi para Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv: A do t’i pezullohet dënimi? (Foto)

Arijan Ademi sot mund ta kuptoj nëse do të vazhdojë ose do të duhet ta përfundojë karrierën prej futbollisti.

Futbollisti i Dinamo Zagrebit, ish-kapiteni dhe lideri i “bluve” ka marrë dënimin më të lartë në historinë e futbollit, e cila po përpiqet të paktën të reduktohet përmes ankesës në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS) në qytetin zviceran të Lozanës.

Pas ndeshjes së vitit 2015 me Arsenalin, Ademi nuk e kaloi me sukses testin e dopingut

Ademi sot ka udhëtuar sot për në Zvicër, ku CAS-i do të duhet të vendosë për rastin e tij. Vendimi mund të shpallet sot, por ekziston mundësia brenda disa ditësh, transmeton Telegrafi.

UEFA ka pezulluar Arian Ademin për katër vjet. Ish-kapiteni i Dinamo ka dal pozitiv në testin e dopingut pas ndeshjes kundër Arsenalit në stadiumin Maksimir.

Një përbërje të tillë i është gjetur vite më parë edhe atletit amerikan, Ben Johnson, i cili ka humbur medaljen e artë olimpike të fituar në Seul gjatë vitit 1988.

Dinamo apeloi dënimin, por komisioni disiplinor i UEFA-s ka konfirmuar pezullimin katërvjeçar. Shpresa e fundit është apeli CAS.

Kujtojmë se ndeshjen e fundit Ademi për Dinamo e ka luajtur kundër Inter Zapresic në 3 tetor të viti 2015. /Telegrafi/