Site icon Telegrafi

Ademi: Nuk ka interesim për universitetin ‘Nënë Tereza’

Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi tha se nuk është bllokuar komisioni amë për Universitetin e ri “Nënë Tereza”. Ai tha se problemi qëndron tek mos interesimi i profesorëve nga Universitetet më të mira Evropiane, njofton Alsat M.

“Nuk është bllokuar por ne jemi në konsultim e sipër edhe me mësimdhënës ose profesorë nga universitete më të mira në Europë dhe shpejt do të konstituohet edhe komisioni amë edhe për Universitetin Nënë Tereza edhe për dy fakultetet në kuadër të Universitetit të Tetovës”, tha Abdylaqim Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version