Site icon Telegrafi

Ademi: Nga Ferizaj nuk kemi dërguar mostra të dyshimta, rasti i ri mund të ketë qenë i vendosur në Qendrën Studentore

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për një rast të ri nga Komuna e Ferizajt.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt, Bekim Ademi thotë për RTV Dukagjinin se rasti i ri mund të jetë ndonjë mërgimtarë i vendosur në Qendrën Studentore.

Ai thotë se sot nga Ferizaj nuk ka pasur ndonjë mostër nga e cila kanë pritur rezultate, përcjell Telegrafi.

“Ne po presim të dhënat zyrtare për personin në fjalë, por me gjasë nuk do të kemi nevojë për testime të tjera pasi ky person mund të ketë qenë i izoluar”.

Ademi thotë se pa rastin e sotëm, vetëm tre persona kanë qenë aktiv me coronavirus në Ferizaj.

“Për fat të keq nga 98 raste dy kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa pas rastin e sotëm edhe tre persona kanë mbetur raste aktive”, tha ndër të tjera Bekim Ademi./Telegrafi/

Exit mobile version