Në Komunën e Ferizajt sonte janë regjistruar 15 raste të reja me coronavirus.
Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bekim Ademi thotë për RTV Dukagjinin se tashmë janë të konfirmuar tetë drejtorë komunalë dhe tre zyrtarë tjerë komunalë nga kabineti i kryetarit Aliu.
Ademi thotë se për fat të keq në dy ditët e fundit në Ferizaj kanë rezultuar të infektuar edhe gjashtë punonjës shëndetësorë.
“Katër specialistë nga Spitali i Ferizajt dhe dy infermierë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt thotë se në total në këtë komë janë të infektuar me coronavirus 196 persona.
“Prej tyre 135 janë të shëruar nga COVID-19 ndërsa 58 persona mbesin raste aktive me COVID-19”, tha ndër të tjera Bekim Ademi./Telegrafi/