Site icon Telegrafi

Ademi: Mbajtja e zgjedhjeve demokratike të besueshme është me rëndësi të veçantë për tejkalimin e krizës politike në vend

Zv. kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë, Karlo Romeo, njofton Telegrafi Maqedoni.

Bashkëbiseduesit diskutuan për gjendjen aktuale në vend dhe zhvillimin e ngjarjeve politike si dhe për procesin eurointegrues të Maqedonisë.

Ademi potencoi se mbajtja e zgjedhjeve demokratike të besueshme është me rëndësi të veçantë për tejkalimin e krizës politike në vend, por gjithashtu është i nevojshëm zbatimi i mëtutjeshëm dhe intensiv i Reformave Urgjente Prioritare.

Ademi gjithashtu informoi edhe rëndësinë e zbatimit të mëtutjeshëm të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të punës së Prokurores Speciale Publike.

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve dhe u dakorduan për thellimin e së njëjtës me projekte konkrete./Telegrafi/

Exit mobile version