Site icon Telegrafi

Ademi largohet nga Ulpiana

“Unë jam marrë vesh me një iniciativë të dy ish-futbollistëve dhe kam pranuar që t’i ndihmojë Ulpianës, ani pse kushtet nuk kanë qenë minimale. Fillimisht, unë e kam ditur që kryesia e mëparshme, ajo që e ka pruar klubin në këtë gjendje, ka dhënë dorëheqje”.

“Por, e vërteta ishte se ata janë ende aty. Për këtë arsye, unë nuk do ta drejtojë skuadrën e Ulpianës. Shpresoj të vijnë ditë të mira në këtë klub”, deklaroi për Arenën trajneri kampion i Kosovës me Hysin në edicionin 2010/11, i cili ishte në gjendje të punojë edhe me kushte minimale vetëm për t’i ndihmuar klubit të qytetit të tij. /Telegrafi/ 

Exit mobile version