Site icon Telegrafi

Ademi-Kukan: Zgjedhjet korrekte dhe demokratike alternativë për dalje nga kriza politike

Në kuadër të vizitës në Bruksel, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Arbër Ademi, dje është takuar me Deputetin në Parlamentin Evropian Eduard Kukan si dhe me Sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, Helga Schmit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në të dy takimet sërish u konfirmua perspektiva evropiane e vendit, por gjithashtu u theksua edhe rëndësia e mbajtjes së zgjedhjeve fer, demokratike dhe të besueshme si hapi më i rëndësishëm për dalje nga kriza politike.

Njëkohësisht, bashkëbiseduesit theksuan edhe rëndësinë që me përkushtim të punohet në implementimin e Reformave Urgjente Prioritare, të vazhdojë mbështetja për punën e rëndësishme të Prokurorit Special Publik si dhe zbatimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si dokument kyç për promovimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndëretnike. /Telegrafi/

Exit mobile version