Site icon Telegrafi

Ademi: Kryeparlamentari Gashi nuk respekton as gjuhën shqipe dhe as përfaqësimin e shqiptarëve

Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj punësimeve të fundit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, pasi siç thotë, “nga 23 të punësuar, vetëm 3 janë shqiptarë”.

Sipas Ademit. kryetari i Kuvendit Afrim Gashi nuk “respekton as gjuhën shqipe dhe përfaqësimin e shqiptarëve”.

“Zaten, në këto gati 8 muaj të qeverisjes pa legjitimitet etnik, e përbërë nga humbës të shumëfisht të zgjedhjeve, jo që realizimi është 0, por janë shënuar edhe hapa rapid mbrapa, veçanërisht në aspekt të minimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe rivendosjes së jobarazisë në çdo pore të jetës institucionale dhe shoqërore.
Në rrethana të këtilla kur në pushtet kemi njerëz që janë jashtë çdo trajektore të vërtetë kombëtare, e që për primare kan interesin individual dhe të ngusht klanor në kurriz të interesit të përgjithshëm, ndëshkimi nga qytetarët është i pashmangshëm. Në anën tjetër, Bashkimi Demokratik për Integrim është duke tejkaluar përmasat e një organizimi të zakonshëm politik, duke u shndërruar gjithnjë e më shumë në një lëvizje të përgjithshme kombëtare. S’ka pikë dileme, me këtë Qeveri, qytetarët më të mashtruar se kurrë, më të poshtëruar se kurrë janë tani, kur në pushtet janë njerëz që asnjëherë nuk e morën besimin e qytetarëve”, shkruan Ademi.

Exit mobile version