Anëtari i Bordit Drejtues të LSDM-së, Edmond Ademi ka qenë i ftuar në edicionin e tretë të emisionit “Fol Tash” në Tv Koha ku ka folur për çështjet aktuale politike në vend dhe ka treguar se ku qëndron dallimi në mes dy LSDM-ve, ajo e viteve 90-ta dhe kjo tani, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ademi ka thënë se për zgjedhjet lokale LSDM nuk e ka problem të nxjerr kandidatë shqiptarë në vendbanime shqiptare. Ai ka folur për ngjarjet e Gostivarit, Bit Pazarit dhe Ladorishtës dhe dallimin e LSDM-së tani.
“Ivanov deri në vitin 2000 ka qenë anëtarë i LSDM-së dhe pastaj është larguar pasi i është burgosur vëllau, pasi bëri krim” tha Ademi mes tjerash.
Përndryshe, emisioni ”Fol Tash” do të transmetohet çdo të hënë nga ora 21:40./Telegrafi/