Site icon Telegrafi

Ademi: Investuam 40 milion denarë për ndërtimin e sallës sportive në Gostivar

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi morri pjesë në lëshimin në funksion të sallës së re në shkollën fillore “Mustafa Kemal Ataturk” në Gostivar, e cila, siç tha ai, përveç për nxënësit dhe arsimtarët nga kjo shkollë, është e rëndësishme edhe për të rinjtë tjerë që merrem me sport si dhe për klubet, shoqatat edhe organizatat e ndryshme.

Salla është me gjithë standardet që i kërkojnë federatat dhe organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare, ku ministri Ademi shprehu bindjen se “nga këtu do të dalin sportistë të ri dhe punëtorë sportiv, do të nisen suksese dhe arritje të mëdha që do të jenë konfirmim për politikën e mirë të shtet të investojë sa më shumë në sport dhe në infrastrukturën sportive në të gjitha rajonet dhe në të gjitha komunat në mënyrë të barabartë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai informoi se investimi në sallën është 40 milion denarë dhe është pjesë e projekti “Ndërtim dhe pajisje të 145 sallave sportive në shkolla” financuar përmes Bankës për zhvillim të Këshillit të Evropës dhe buxhetit të ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”.

Nëpërmjet këtij projekti, siç informojnë nga Ministria e Arsimit, deri tash janë ndërtuar 65 salla sportive ku ku 26 në shkolla të mesme dhe 39 në shkolla fillore./Telegrafi/

Exit mobile version