Site icon Telegrafi

Ademi: Investimet në arsim duhet të intensifikohen

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi ka marrë pjesë në lëshimin në përdorim të Repartit të riparuar për diagnostikë hibride atomike mjekësore pranë Institutit për patofiziologji dhe mjekësi atomike në Shkup dhe promovimin e gama kamerës së re, me të cilën do të avancohen shërbimet për qytetarët në sferën e diagnostikës mjekësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për një investim të realizuar me përkrahje të Agjencisë ndërkombëtare për energji atomike, me të cilën Republike e Maqedonisë ka nënshkruar kornizë programore për bashkëpunim teknik, ndërsa koordinator kombëtar i aktivitete është MASH.

“Sot promovojmë kushte të moderniuzara për punë dhe pajisje të reja, që kanë rëndësi të dyfishtë, gjegjësisht kjo nënkupton modernizim të diagnostikës mjekësore nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër do të sigurojë avancim të mundësive për hulumtime shkencore në sferën e mjekësisë atomike që është me rëndësi të veçantë për të ndjekur rrjedhat ndërkomëtare në këtë fushë”, tha Ademi./Telegrafi/

Exit mobile version