Fronti Europian i udhëhequr nga BDI nuk i komenton sot informacionet se Menduh Thaçi është larguar nga koalicioni.
Zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi, në një deklaratë për AIM-në ka thënë se grupi parlamentar është funksional.
Grupi parlamentar është funksional dhe punon në përbërje të plotë, është përgjigjur shkurt Ademi.
Pothuajse identike është përgjigjur edhe Blerim Bexhetit nga Fronti Europian sot në një konferencë për media në Kuvend.
“Fronti Europian ka të njëjtin numër deputetësh në Kuvend. Për pyetje apo dilema të tjera duhet të kontaktoni Menduh Thaçin apo Ali Ahmetin”, ka thënë Bexheti./Telegrafi/