Zv. kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, sot realizoi takim me ambasadorin e ri të Greqisë, të sapoemëruar në vendin tonë, Dimitris Giannakakis, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ademi theksoi se masat që ndërmerren për ndërtimin e besimit, janë hap i rëndësishëm për promovimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve.
Në takim u përshëndet bashkëpunimi i mire ekonomik mes dy vendeve, marrëdhëniet tregtare të cilat pasqyrojnë një trend pozitiv të zhvillimit, dhe që paraqesin një bazë të mirë për zhvillim të mëtutjeshëm dhe avancim të mëtejmë të marrëdhënieve të përgjithshme ekonomike, si dhe bashkëpunimi intensiv ndërkufitar në më shumë fusha.
Dy bashkëbisedueset, u dakorduan se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është gjithashtu në interes edhe të Greqisë, në pajtim me Agjendën e Selanikut, dhe se e njëjta do të kontribuojë në përforcimin e stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik të gjithë rajonit./Telegrafi/