Telegrafi

Ademi: FFK-në e gjeta me buxhet 5 milionësh, tani kemi mbi 17 milionë euro buxhet

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi ka thënë se ndihet krenar dhe mund të lëvdohet sa i përket punës së bërë nga kjo nën drejtimin e tij dhe se rritja e buxhetit të saj ka qenë e jashtëzakonshme.

Sipas Ademit, kur ai u emërua si kryetar i FFK-së, buxheti ishte 5 milionë euro, kurse tani ky buxhet është rritur në mbi 17 milionë euro.

“Nëse do të flasim për buxhet tani edhe këtu mund të lëvdohem pak sepse buxhetin e kam marr unë kur jam bërë kryetar 5 milionë e 400 mijë euro, ndërsa tani e kemi 17 milionë e 160 mijë euro”, ka thënë Ademi në RTK.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Agim Ademi

Ai po ashtu ka deklaruar se nuk ka asnjë aktakuzë, ashtu siç raportohet gjatë këtyre ditëve dhe ka bërë thirrje që kush do që mund te ketë fakte t’i paraqes ato publikisht.

Zgjedhjet për kryetar të ri të FFK-së janë caktuar të mbahen më 6 prill./kp/