Telegrafi

Ademi: U krijua histeri në lidhje me heqjen e Ohrit nga lista e UNESCO-s

Ministri pa resor Edmond Ademi në intervistën e së dielës për “Radio Evropa e Lirë” tha se në gishtat e të dyja duarve mund të llogarisin ndërtimet ilegale të llojit të shtëpive, objekteve hotelerike apo hoteleve në zonën e mbrojtur në Ohër.

Ai tha se histeria në publik që Ohri mund të bëhej pjesë e asaj liste të pasurisë së rrezikuar kulturore dhe natyrore të UNESCO-s nuk e ka bërë qeveria.

“Qeveria dhe tani në këtë situatë në ato bisedime në Baku që kisha, jo vetëm me vendet anëtare të komitetit, por edhe me të dyja organizatat e ekspertëve brenda UNESCO-s, ICOMOS dhe USCN, është dakorduar mbështetja e ekspertëve. Dëgjoj tezat se ne kemi marrë edhe para për kolektor. Një kolektor kushton mes 20 dhe 30 milionë euro, ndërtimin e një kolektori të ri në Ohër.

Ato para UNESCO nuk do t’i japë, sepse qeveria, ju e dini vendimin e ri, krijoi një ndërmarrje të re, e cila e mer përsipër sistemin e ri të kolektorit, që deri dje ishte nën kujdesin e komunës, ndërsa brenda buxhetit këtë vit kemi në plan për rreth 4-5 milionë euro për të injektuar riparimin dhe renovimin e pompave, pompa të reja për kolektor, ndërsa nga viti i ardhshëm plotësisht, së bashku me Bankën Evropiane për Zhvillim, Bashkimit Evropiane dhe institucioneve të tjera, në mënyrë që ne mund të financojë plotësisht ndërtimin e një sistemi të ri të kolektorit. Pra, e gjithë ndihma e ekspertëve të UNESCO-s nuk është e diskutueshme”, tha Ademi.

Ai shton se që nga maji i vitit 2019, Ohri ka kryetar të ri dhe brenda një muaji, sipas dokumentacionit të komunës, sipas obligimeve, ai bëri një regjistër të ndërtimeve pa leje, të gjendjes aktuale./Telegrafi/