Telegrafi

Ademi e Hodaj vizitë në FSHF, dakordohen për veprime të përbashkëta

(Foto: ffk-kosova.com)

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe u.d. sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj, gjatë qëndrimit të sotëm (e hënë) në Tiranë, kanë vizituar Federatën Shqiptare të Futbollit.

Ata janë takuar me sekretarin e përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku – thuhet në njoftimin e FFK-së.

Me këtë rast, ai i informoi drejtuesit e FFK-së për zhvillimet e fundit në këtë federatë, si dhe përgatitjet për edicionin e ri.

Lexo po ashtu Krerët e FFK-së priten nga ambasadori i Katarit në Tiranë

Duke qenë si dy federatat më vëllazërore, u pajtuan që të harmonizohen të gjitha veprimet dhe bashkëpunimi të jetë maksimal në të gjitha segmentet.

Në këtë drejtim, të dy sekretarët do të qëndrojnë në kontakt të përhershëm, me qëllim të rritjes së partneritetit dhe projekteve të ndryshme.