Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi mbrëmë në Alsat, tha se blloku maqedonas ka shprehur gatishmëri për ndryshimin e 20%-shit. Këtë gjë siç tha ai e mirëpret BDI.
“Kemi dëgjuar nga blloku maqedonas, se nuk përbën problem të korrigjohet formulimi matematikor prej 20%, e që në fakt është zgjidhje kompromisi me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001. Dhe se sigurisht që mirëpresim qëndrimet të tilla, nga dy partitë kryesore”, tha nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi.
Ai theksoi rëndësinë e temave që kanë të bëjnë me rrugën e eurointegrimeve, duhet të ulen të gjitha partitë politike pa dallim orientimeve të tyre.
Ai theksoi se për ndryshime kushtetuese duhet të ketë konsesus dhe se duhet të votojnë 80 deputet.
“Duhet të ulemi të gjitha partitë pa dallim sfondit të tyre etnik, e orientimit të tyre ideologjik, sepse të gjitha këto çështje implikojnë ndryshimet kushtetuese. Ndërsa për ndryshimet kushtetuese duhet të votojnë 80 deputet, pra 2/3 e deputetëve”, tha Arbër Ademi./Alsat/