Zv. kryeministri për çështje të euro-integrimeve, Arbër Ademi, ka deklaruar se është koha për vendime të vërteta për ruajtjen e perspektivës evropiane të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, është hera e parë që pas 20 vitesh Maqedonia të rrezikojë të bëjë hapa mbrapa si rezultat i krizës politike të deritanishme. Ai thekson se është koha për hapa të drejtë të politikanëve në drejtim të ruajtjes së rrugës së integrimeve evropiane./Telegrafi/