Telegrafi

Ademi: Diaspora e Maqedonisë së Veriut vlerësohet nga autoritetet zvicerane

Rreth 100.000 banorë të Maqedonisë së Veriut jetojnë dhe punojnë në Zvicër, ndërsa rreth 30.000 kanë marrë nënshtetësi zvicerane.

Këto të dhëna i ka përcjell zëvendësdrejtori i emigrimit të Zvicrës, Michael Hekendron, në takimin me ministrin e Diasporës, Edmond Ademi, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Hekendron e njoftoi ministrin Ademi me mënyrën se si Zvicra e realizon e gjithë procesin e integrimit dhe më pastaj dha komplimente për diasporën e Maqedonisë, që është në mënyrë të plotë e integruar në sistemin e Zvicrës”, njoftojnë nga Kabineti i Ademit për takimin e tij me Hekendron, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministri Ademi ka theksuar se në mars të këtij viti Qeveria e Maqedonisë e ka miratuar Strategjinë Nacionale për Bashkëpunim me Diasporën.

“Në mënyrë shtesë, ministri Ademi prezantoi pjesë nga aktivitetet që janë ndërmarrë e që dalin nga Strategjia nacionale për bashkëpunim me diasporën. Si rezultate të këtij takimi, përfaqësuesit e palës zvicerane theksuan se është planifikuar vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në gjysmën e dytë të nëntorit, me ç’rast pritet takim i ri me ministrin Ademi dhe mundësi për identifikimin e fushës për intensifikim të bashkëpunimit të projekteve dhe aktiviteteve konkrete”, njoftoi Kabineti i ministrit të Diasporës, Edmond Ademi.