Telegrafi

Ademi dhe Giannakakis diskutojnë për bashkëpunim me diasporën e Greqisë dhe Maqedonisë

Ministri i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi, sot realizoi takim protokolar me ambasadorin e Greqisë në Maqedoni, Dimitris Giannakakis.

Siç njoftojnë nga qeveria, në takim ministri Ademi e ka njoftuar ambasadorin Giannakakis me aktitivetetet momentale lidhur me diasporën, si dhe nevojën për ndërtimin e një strategjie kombëtare për bashkëpunim me diasporën, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim gjithashtu është biseduar edhe për ndryshimet potenciale të përvojave, mendimeve dhe praktikave pozitive lidhur me çështjen e diasporës mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Në takim mes Ademit dhe Giannakakis edhe një herë është vërtetuar dëshira për marrëdhënie të mira dhe forcimin e besimit mes dy shteteve./Telegrafi/