Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në futboll.
Gjatë bisedës, ai e ka informuar ambasadorin për punët dhe projektet që janë bërë deri më tash në fushën e futbollit në Kosovë, duke theksuar edhe angazhimin e madh për realizimin e objektivit kryesor të këtij viti, kualifikimin në ‘Euro 2024’.
Nga ana tjetër, Grondahl ka shprehur mbështetjen e tij për futbollin kosovar dhe uroi që Kosova të kualifikohet në Evropian, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Ai gjithashtu u përqendrua në diskutim te talenti i shqiptarëve në Norvegji dhe tha se ata janë shumë të njohur për aftësitë e tyre në fushën e futbollit.
Në përfundim të takimit, presidenti Ademi dhe Ambasadori Grondahl u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e futbollit dhe të inkurajojnë zhvillimin e këtij sporti në vendin tonë, duke i dhënë prioritet vajzave dhe grupmoshave të reja.