Telegrafi

Ademi: Çdo denar i kthyer tek qytetarët është i rëndësishëm

Ministri i Diasporës, Edmond Ademi sot promovoi fushatën ‘TVSH-ja ime’.

Ai tha se kthimi i 15% të TVSH-së është masë për të gjithë qytetarët që blejnë dhe se interesimi i qytetarëve për këtë projekt kontribuon në uljen e ekonomisë së zezë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më gëzon fakti që secilën ditë shoh më shumë qytetarë që kyçen në këtë projekt, përkatësisht i skanojnë llogaritë fiskale. Numri prej mbi 6.5 milionë llogari fiskale të skanuara flet për shikueshmërinë e ‘TVSH-ja ime'”, tha Ademi.

Ai shtoi se këtë masë mund ta përdorin edhe mërgimtarët gjatë qëndrimit në Maqedoni dhe se për mërgatën vlejnë kushtet e njëjta ashtu si për gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Ademi thotë se çdo denar i kthyer tek qytetarët është i rëndësishëm./Telegrafi/