Telegrafi

Ademi i bindur për suksese të Kosovës në krye me përzgjedhësin Foda: Jam krenar me këtë ekip të talentuar

Agim Ademi ka qenë në vizitë në stërvitjen e fundit të Përfaqësueses së Kosovës para nisjes për në Armeni.

I pari i futbollit kosovar ka parë nga afër punën e përzgjedhësit të ri Franco Fodas dhe duke i përshëndetur futbollistët.

Ademi ka publikuar disa fotografi nga seanca e sotme stërvitore duke shkruar se Foda me stafin e trajnerëve kanë punuar në këto ditët e para me shumë zell dhe vendosmëri që ekipi ynë dardan ta përfaqësojë me dinjitet flamurin e Kosovës në çdo ndeshje e në çdo garë.

Ndër të tjera Ademi ka shkruar se është krenar që kemi një ekip kaq të talentuar dhe se është i bindur që kjo fazë e re do të na sjell momente të mrekullueshme.

Njoftimi i plotë nga Agim Ademi (pa ndërhyrje):

Fillimi i ri për Kombëtaren tonë!

Me stafin e ri të trajnerëve të Kombëtares për një mision të ri.

Së bashku po e nisim një rrugëtim të ri, i cili besojmë se do të na çojë drejt suksesit e lavdisë në skenën ndërkombëtare të futbollit.

Gjatë këtyre ditëve stafi i trajnerëve në krye me Franco Fodën kanë punuar me shumë zell dhe vendosmëri që ekipi ynë dardan ta përfaqësojë me dinjitet flamurin e Kosovës në çdo ndeshje e në çdo garë.

Jam krenar që kemi një ekip kaq të talentuar dhe të përkushtuar të futbollistëve dhe jam i bindur se kjo fazë e re do të na sjellë momente të mrekullueshme dhe suksese të mëdha në rrugëtimin tonë. /Telegrafi/